Vlorë/ I vodhën celularin një personi dhe tentuan t'i marrin çantën një të miture, vihen në pranga 3 persona

Vlorë-Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për vjedhje. Policia ka dokumentuar 2 raste të vjedhjes dhe 1 rast tentativë për vjedhje, nga këta persona, ku 2 prej tyre janë me precedentë në fushën e vjedhjes.  

Sipas policisë, në pranga është vënë një 34 vjeçar, me inicialet O. R, pasi i ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje, dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën e krahut një të miture.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe një 46 vjeçar me inicialet G.K dhe 35 vjeçari me inicialet A. H, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një personi në qytetin e Vlorës.

 ‘U arrestuan shtetasit O. R., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se më datë 13.11.2024, i ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje, ndërsa më datë 23.10.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën e krahut, një shtetaseje të mitur;  G. K., 46 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 08.11.2024, kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një shtetasi në Vlorë’ njoftoi sot policia.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim