6 muaj pas vrasjes së biznesmeni 53-vjeçar Hyqmet Nexhipi në rrugën Transballkanike në Vlorë, policia ka rënë në gjurmën e autorëve njëri prej të cilëve është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim.

I arrestuar është bashkëpunëtori në vrasje Florenc Gega 34 vjeç nga Shkodra e banues në Tiranë me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që Deison Nallbani 30 vjeç autori kryesor i vrasjes është shpallur në kërkim

Gega në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip "Glock" dhe nga hetimet e policisë rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për "Grabitje" dhe "Plagosje" gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për "Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë".

34-vjeçari është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje. 

Ndërkohë që Deison Nallbani 30 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë autori kryesor i vrasjes.Policia po punon për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes që i mori jetën 53 vjeçarit në 23 janar të këtij viti.

Ngjarja e 23 janarit
Hyqmet Nexhipi u gjend i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e datës 23 janar ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku.

Në lagjen "24 Maji" blutë e qytetit të Vlorës gjetën të djegur një makinë tip Benz e cila dyshohet se është braktisur nga autorët ende të paidentifikuar, të cilët kanë dashur të fshehin çdo gjurmë duke i vënë flakën.  


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)