VLORE-Pas mbi 3 vitesh në kërkim, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 3-fishtë në korrik të vitit 2013, Delin Hajdaraj 26 vjeç.
I dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasjet, Delin Hajdaraj u arrestua mbrëmjen e djeshme në katin e katërt të një pallati me qira në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Vlorë.
Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me Leo Osmenin 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatik ku mbetën të vrarë 3 persona, Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që Delia dhe miku i tij kishin pasur me disa djem fierakë, pasi kishin ngacmuar motrën e Leo Osmenit.
Të tria viktimat ishin rastësore dhe nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin e tyre, pasi po pushonin në plazh.
Policia e Vlorës, duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, kërkoi ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e tij.
Policia dispononte informacion se Delin Hajdaraj strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.
Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, policia ka gjetur dhe sekuestruar; një armë zjarri të llojit Pistoletë TT, një silenciator, një krëhër të mbushur me fishekë, 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm dhe 2 aparatë celularë.
Vlorë,autori i vrasjes së 3-fishtë: Jam penduar, kam qenë i vogël
Autori i vrasjes së 3-fishtë në Vlorë në 2013, që u arrestua sot, Delin Hajdaraj pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se është penduar për vrasjet që ka kryer duke e justifikuar me moshën e vogël.
"Nuk e mora armën me qëllimin që të vrisja ndonjë. Doja vetëm të trembja ata çunat që më ngacmuan motrën.
Kur qëllova me breshëri, mendova se po qëlloja në ajër dhe j0 në drejtim të ndonjë personi.
Pasi kam qëlluar jam larguar me shpejtësi. Nga televizioni e mora vesh që kisha vrarë 3 vetë.
Armën që kam qëlluar në 2013 e kam marrë nga ca shokë, por nuk mundem të tregoj emrat e tyre. Jam penduar, u kërkoj falje familjarëve të atyre që vdiqën" u shpreh ai para hetuesve.
Delin Hajdaraj ka deklaruar se ka qëndruar në Vlorë pas vrasjes, ndërsa për të siguruar jetesën e ndihmonte vëllai në Bruksel dhe e dashura nga Spanja, që i dërgonin para.
Historia, si ndodhi masakra në Vlorë
Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni, Besa Osmeni, 27 vjeçe dhe Xheni Osmeni, 22 vjeçe.
Ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë: Blendi Lina, 22 vjeç, Gramoz Beqiraj dhe Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonjë kontakt ose ndonjë adresë facebook-u.
Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.
Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip "Fuoristradë" me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshëririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.
Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemt që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues "kaçavidë".
Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.
Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.
Ndersa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbremjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.
[gallery]20665[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO