VLORE - Bariu i cili vrau pronarin e tij dhe baxhanakun më 15 gusht 2013, është gjetur i vetëvrarë sot në mëngjes pranë stanit ku punonte.
Sipas policisë Xhezar Hysa 45 vjeç është autori i vrasjes së Shedat Angjeli 62 vjeç dhe i plagosjen Bexhet Badoj, 59 vjeç.
Viktima i cili nga Mollasi i Elbasanasi punonte si bari në stanin e 62 vjeçarit në Karaburun të Vlorës, dhe shkak dyshohet se ka qenë një konflikt për pagën. Ai kreu vrasjen me çifte dhe më pas u fsheh në terrenin malor të cilin e njihte mirë.
Policia u vu menjëherë në ndjekje të 45 vjeçarit, madje kërkimet për të u kryen dhe me helikopter, pasi sipas bluve autori vuante nga çrregullimet mendore.
"Nga kontrolli i territorit dhe marrja e informacioneve në lidhje me këtë shtetas, është bërë e mundur gjetja e tij në gadishullin e Karaburunit pasi kishte vrarë veten me armën më të cilën kishte realizuar krimin, një armë zjarri gjueti, cifte, e cila u sekuestua në cilësinë e provës materiale. "- thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com