VLORE-Arrestohet autori i vrasjes së Fabjon Veizajt, ngjarjes së ndodhur paraditen e 11 nëntorit në fshatin Vranisht të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i Marjo Ribajt, 23 vjeç u bë brenda 10 orëve nga krimi, teksa po tentonte ti largohej policisë.
Së bashku me të, në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, si bashkëpunëtor për përkrahje në kryerjen e krimit, ndersa sekuestrohet dhe arma e krimit.
Operacioni u kodua “Qafa e Halimit” Vranisht. Veizaj u qëllua me armë nga Marjo Ribaj në pragun e shtëpisë pas sherrit për një makinë. I riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima dhe autori ishin shokë.
Policia: U kap tek 'Qafa e Halimit', tentoi arratine
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Vranisht. Nga detajet ne njoftimin per shtyp, meoshet se autori ka tentuar arratine duke udhetuar me nje automjet, por forcat policore kane reaguar duke e rrethuar ne kohe. Mbrëmjen e djeshme, Policia arreston në flagrancë autorin e krimit, shtetasin:
- Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin:
- Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 11.11.2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u bë e mundur kapja e tij dhe të shokut të tij për përkrahje në kryerjen e krimit.
Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip "Fiat-Punto" me targë AL 892 VS (në pronësi të Marjos), të cilët në tentativë për t'iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur "Qafa e Halimit" duke u arrestuar në flagrancë.
Gjithashtu Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armen e dyshuar te krimit "Automatik model 56", 2 krëhëra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO