Vlorë, vritet 10-vjeçari
me një plumb në kokë

VLORE - Plagoset me armë zjarri duke fjetur në ballkonin e banesës së tij fëmija 10 vjeçar Jurgen Lukaj. Më pas ai ka gjetur vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Tiranës. 10-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona duke fjetur në ballkonin e banesës së tij së bashku me vëllain dhe babanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:30 të natës në lagjen 24 Maji të qytetit të Vlorës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka kryer ekspertizat e nevojshme si dhe ka marrë në cilësinë e provës materiale gëzhojat e armës të cilat shërbejnë si provë për identifikimin e autorëve të krimit.

Sipas policisë dy persona të paidentifikuar deri tani, mendohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ballkonit të familjes Lukaj nga muri i një banese ngjitur me të për t’i trembur, por fatkeqësisht një nga plumbat e rënë në murë ka bërë rikoshet dhe ka qëlluar në kokë djalin 10-vjeçar. Dyshohet që dy autorët të kenë shkuar me armë zjarri në këtë zonë për të vjedhur dhe se kanë qëlluar në drejtim të familjes Lukaj pasi janë diktuar nga Albert Lukaj nga frika se mos ai i identifikonte.

Policia e Vlorës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(jd/im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura