Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme si i dyshuar në 7 vjedhje të banesave. Policia thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar të shtata rastet

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm 6", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:  

- F. G., 39 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:

1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”; 

3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;

4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;

5. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;

6. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", ka njotuar policia.