VLORË- Një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj në dy fshatra të Vlorës, Babicë e Vogël dhe Risili, është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në orët e pasdites së të shtunës në disa shkurre, por i ndihmuar nga era ka përparuar duke djegur kodrat me ullinj.
Qindra rrënjë ullinj janë shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës në vatrat e zjarrit ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së rrugës, duke bërë që flakët të jenë aktive edhe ditën e sotme.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht raportohet se flakët janë larg zonave të banuara.