Një zjarr ka rënë në Pyllin e Sodës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën halore poshtë pishave.

Punonjësit e zjarrfikësve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jete aktive.

Siç duket dhe nga pamjet, zjarri përhapet i ndihmuar dhe nga era. Shkak i zjarrit është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë barbakju në pyll.