VLORË- Një fëmijë 8-vjeçar përplaset nga një drejtues mjeti në rrugën e Bishtit të Kalldrëmit rreth orës 20:05 dhe më pas autori është larguar nga vendi ngjarjes duke e lënë të dëmtuar në vend.
Nga përplasja e autorit me mjetin tip Audi, fëmija ka marrë dëmtime por nuk është në rrezik për jetën. I mituri ka thyer krahun nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur.
Autori i aksidentit akoma nuk është evidentuar dhe nuk është kapur. Ishin dëshmitarët që e panë ngjarjen që treguan për llojin e makinës, tip Audi. Kujtojmë se Vlora është shpallur zonë e gjelbër, por nuk dihet nëse ai ka qenë duke lëvizur me autorizim apo jo, pasi është jashtë orarit të lejuar.
Vlonjat idiot!
PërgjigjuTrimi i trimave vlonjate!
Përgjigju