Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video në “Facebook”, nga deklarata e tij e bërë ditën e sotme nga presidencë, ku vijon të sfidojë kryeministrin Edi Rama për Vlorën.
Meta shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm, kurse të tjerë, referuar këtu Ramës, ai tha se e do për ta futur në xhep.
“Unë Vlorën e kam në zemër dhe do ta kem në zemër, siç e ka çdo shqiptar i ndershëm.“Zotërinjtë” e tjerë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël”, thotë Meta.
Nga presidenca Meta sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të pandemisë, mungesë transparencë për vaksinat, bashkëpunim me oligarkët dhe se po merr llumin e LSI, duke i shitur si ajka të PS-së. Kreu i shtetit, kujtoi 2 marsin dhe tha se mund të thërrasë sërish popullin në manifestim, teksa nuk i kurseu kërcënimet nëse do të preket vota më 25 prill.
Komente












Ike o funderine qe dhe biruca eshte shume per ty. Ti vetem vjedhjen dhe shkaterrimin ke ne zemer, do te mbrosh vilat e tua prandaj. Ne te semes dhe gjak ju befshin te gjitha ato qe i keni vjedhur SHQIPETAREVE dhe Shqiperise
PërgjigjuNuk te beson njeri qe e ke ne zemer Vloren. Ti per zemer ke vetem lingota floriri, po mbase se edhe Vlora ka ar,po jo te argjendte,por te zi(sere Selenice) keshtu thoshin ne kohen e xhaxhit. O te shpelafte mortja qe e ke mendjen ku te zhvasesh e ku te ndyresh vendin.
PërgjigjuKur vjen fushata te gjithe vini doren ne zmr
PërgjigjuNe burg e ke vendin o hajdut. Bej pirueta sa te duash
Përgjigju