Vlorës do t'i rikthehet historia! Restaurohen 68 objekte në qendër (VIDEO)

Ministrja e Kulturës, Elva Margarita, dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli kanë inspektuar këtë të shtunë punimet në qendrën historike të qytetit bregdetar, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit dhe kthimit të saj në identitet duke ruajtur të gjitha vlerat. Për Ministren e Kulturës zona historike më të ardhmen do të jetë një destinacion i rëndësishëm për turistët.  

"Kjo që po bëhet për Vlorën sot është një gjë e madhe pasi i jepet një tjetër imazh. pasi Vlora nuk ka vetëm bregdet pore dhe histori. Është një punë e madhe e cila po bëhet me problematikat e veta por efekti që do t'i jepet Vlorës do të jetë pozitiv. Kjo zonë do të  jetë për turistët një magnet", u shpreh Margariti.

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli shprehet se në pikun e sezonit turistik qendra historike e Vlorës do të jetë gati për turistët.

"Zona historike do te jetë atraksion gjatë gjithë vitit  në të cilin ne duam të ngacmojmë të gjithë njerëzit që vijë në Shqipëri, ndërsa për vlonjatët kjo zonë do të jetë një po i rëndësishëm. Jam besimplot se të gjithë sëbashku duke koordinuar punët ,kjo zonë do të jetë e aksesueshme për turistët", u shpreh kryebashkiaku.

Projekti parashikon restaurimin e 68 objekteve në zemër të Vlorës, aty ku qyteti  ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Ndërsa synimi është që Vlora të jetë e aksesueshme për turistët jo vetëm për detin por dhe për vlerat historike të saj.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleko: 10/06/2019 13:47

    Po pse me leket e kujt duhet te behen o lepires.Po ke leke xhepi hidhu ndertoe do jeshe I nderuar...ha ha .A po te ngeli hatri se u dha nje video e vogel per restaurimin e kesaj pjese te histories se vlores qe per fat te keq Pd jote nuk e dinte ku ishte e lere me te bente ndonje pune..

    Përgjigju
  • Andet: 08/06/2019 21:42

    Keto qe ka ber Kryetari Bashkis keto 4 vjet nuk jane ber ne 30 vjet ne Vlore

    Përgjigju
    • @Andet Lëpirësit: 09/06/2019 12:16

      Janë lekët e taksave të Shqipëtarve o ti Lëpirësi i sumës së PS. Puna e bërë pa diskutim që vlerësohet por mos ekzagjironi kaq shumë.

  • ç'fare kohrash erdhen?!!!!: 08/06/2019 18:40

    E ç'fare historie mor aman... Tani ne kohrat e djallt s'ka me vend per kulture, art e histori. Tani ka vetem para, para e vetem para, korrupsion e degjenerim. Keto i duhen djallit, te tjerat jane sa per fasade e per ti hedhur hi syve mjeraneve te shkrete qe sillin verdalle si te trumhasur e te sakatuar. Po gjithsesi nuk mbulohet Dielli me shoshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite