ORIKUM - Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë 2 janar të 2026-ës në Orikum. Pas konflikteve të vazhdueshme Llogora Xhebroj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij Sose Xhebroj. Më pas 50 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. 

E gjithë ngjarja ndodhi brenda pak orësh në banesën e tyre në Orikum. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, çifti ishte drejt divorcit dhe prej një muaji 40 vjeçarja, Sose Xhebroj jetonte pranë familjes së saj në fshatin Dukat.

Rreth orës 13:30 të kësaj të premteje në çaste debati mes tyre, 50 vjeçari e ka dhunuar fizikisht 40 vjeçaren dhe më pas e ka mbytur me duar duke e lënë të vdekur në dhomë. Dy djemtë, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi panë nënën e tyre në ato kushte kur u kthyen, njoftuan menjëherë qendrën shëndetësore të Orikumit.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca dhe policia. Por teksa trupi i pajetë i gruas po transportohej për në morg, bashkëshorti vetëvritet me pistoletë. 50 vjecari Llogora Xhebroj u gjet i pajetë nga policia në garazhin e shtëpisë. Pranië tij efektivët sekuestruan edhe armën tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Ngjarja e rëndë tronditi fqinjët të cilët thonë se nuk e dinin për situtatën konfliktuale të bashkëshortëve, pasi i shihnin që ata punonin së bashku në biznesin e tyre.

Pas ndarjes dy vite më parë Sose dhe Llogora Xhebraj tentuan të shpëtonin martesën dhe u ribashkuan. Por prej një muaji në konflikte të vazhdueshme çifti ishte sërish në proces divorci.  

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, banorja: Na ra si bombë! Ishin njerëz të mirë (VIDEO)

Krimi i rëndë në familje këtë të premte ka tronditur mbarë opinionin publik. Një banore e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë shprehet se lajmi i vrasjes i ra i bombë, pasi në sytë e tyre ishin njerëz shumë të mirë.

 “Ishin njerëz shumë të mirë. U habitëm, na ra si bombë, është ngjarje e rëndë. Mbetëm pa fjalë Ata punonin bashkë burrë e grua. Kanë dy djem: njërin 20-vjeç tjetrin 16-vjeç”, tha një banore e zonës.

Ora 15:29
Vrasja në Orikum, çifti ishin ndarë disa vite më parë e ishin bashkuar sërish! Prej një muaj kishin konflikte

1767364200_sosexhebrojdhellogoraxhebroj.jpg

Foto: Llogara dhe Sose Xhebroj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llogara dhe Sose Xhebroj ishin ndarë para disa vitesh edhe më pas ishin bashkuar sërish.

Megjithatë ky rikthim duket se nuk ka funksionuar pasi prej një muaji viktimat kishin konflikte me njëri-tjetrin.

Ora 15:00
Vrau gruan dhe më pas veten, Report Tv siguron foton e bashkëshortëve në Orikum

1767362369_ciftiibashkeshorteve.jpg

Foto: Llogara dhe Sose Xhebroj

Report Tv ka siguruar foton e Llogara dhe Sose Xhebrojt, bashkëshortët të cilët ndërruan jetë sot në Orikum.

48-vjeçarja mendohet se është dhunuar nga bashkëshorti, i cili i shkaktoi edhe vdekjen.

Ndërkohë 52-vjeçari u gjet i vetëvrarë me armë zjarri në garazhdin e banesës.

 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania1: 02/01/2026 15:51

    Ku i le femijet ? Nuk dua te gjykoj se ndoshta do te jet plas shpirti, po per femijet nuk mendove? Ke vrar dhe femijet o i mallkuar ☹️

    Përgjigju
  • Sheffield turi: 02/01/2026 15:18

    Maloke jugu,sdo te rri gruaja ma me ty e vret kafshe

    Përgjigju
  • Vlonjati: 02/01/2026 14:45

    Ngushellime familjareve! Po perse ore e vrave e lije te ikte ore u djegsh ne Xhehenem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 20:34

    15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?