I vihet zjarri makinës së një punonjësi të Tatimeve në Vlorë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës, në lagjen "Pavarësia". Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit vetëm pasi mjeti ishte djegur plotësisht. Sipas dyshimeve të policisë, kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Makina është në pronësi të Luan Beqirit, punonjës i Tatimeve në Vlorë. Policia ka marrë në pyetje pronarin e automjetit si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
Pak ditë më parë po në qytetin bregdetar ju vu qëllimisht zjarri makinës së zyrtarit të bashkisë së Vlorës Gentjan Sherifaj, i cili është nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e parkingjeve.