VOA: BE-ja e pakënaqur me planin e Kurtit për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës! Zëdhënësi i DASH: SHBA e BE kanë qenë shumë të qarta

VOA: BE-ja e pakënaqur me planin e Kurtit për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës! Zëdhënësi i DASH: SHBA e BE kanë qenë shumë të qarta

1686648589_kurti.jpg

Bashkimi Evropian u shpreh i pakënaqur me planin e publikuar të martën nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, pakësimin e forcave të sigurisë, dhe rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Por një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti, por nënvizoi se “deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti, të nevojshëm për shtensionimin e situatës”.

Zëdhënësi Peter Stano në një përgjigje me shkrim dërguar Zërit të Amerikës tha se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi ende vazhdon, dhe kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Ne i kemi diskutuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk hedh hapat e duhur dhe të menjëhershëm për të ulur tensionet”, tha ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qenë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët. Këto diskutime ende vazhdojnë", sipas zëdhënësit.

Më herët gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se u ka ofruar një plan pesë pikësh diplomatëve perëndimorë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që përfshinë edhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe. Ai tha se hapi i parë është vendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, që do pasohej nga ulja e pranisë së forcave të posaçme të policisë.

“Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në tri objektet komunale në veri të vendit do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat”, tha ai. VOA


Lajmi kryesor:

Kurti nuk shtensionoi situatën në veri, BE përgatit paketën e sanksioneve ndaj Kosovës! Po pezullohet heqja e vizave?


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova