Vodafone Albania i vjen në ndihmë 
familjeve të prekura nga përmbytjet‏

Vodafone Albania i vjen në ndihmë <br />familjeve të prekura nga përmbytjet‏
Në kushtet e një emergjence humanitare të shkaktuar nga përmbytjet e diteve të fundit në jug të Shqipërisë, kompania Vodafone Albania nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania përgjigjet menjëherë me paketën e parë të ndihmës për familjet e prekura.

Gjatë një konference për shtyp, Fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar njoftuan nisjen e shpërndarjes së ndihmave me ushqime dhe batanije për 500 familjet e evakuara nga përmbytjet në zonat e prekura dhe veçanërisht në zonat përreth Fierit e Vlorës ku dëmi është edhe më i madh.

Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva u shpreh: “Në këto momente, nevoja nuk është vetëm emergjente. Ajo thërret për kontributin e të gjithëve. Ndaj do të donim të inkurajonim komunitetin e biznesit, institucionet dhe qytetarët qe të kontribojnë me çfarë munden për të ndihmuar njerëzit në nevojë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndihma jonë kerkohet sot, sepse nesër për ta është vonë”.

Sekretari i Pergjigjtshem i Kryqit te Kuq Shqiptar Artur Katuci tha se "Vullnetarët dhe aktivistët e Kryqit te Kuq Shqiptar janë në terren prej ditesh. Jemi në fazën e shpërndarjes se ndihmave për një numër të konsiderueshëm familjesh të prekura në zonat e përmbytura. Partneriteti me Fondacionin Vodafone Albania mundësoi realizimin e operacionet tona të para te menjëhershme për të cilat jemi në koordinim me autoritetet lokale. Është institucioni i parë që na ka telefonuar për të kontribuar në mënyrë të menjëhershme”.

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi Kuq Shqiptar janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në terren për shpendarjen në kohë të ndihmës humanitare. Ky reagim i menjhershem do të pasohet edhe nga kontribute të mëtejshme në ditet që pasojnë.

Ndër vite Vodafone Albania nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania është gjendur gjithnjë pranë komuniteteve në nevojë duke i’u pergjigjur me ndihma dhe donacione zonave dhe familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore:

2008 – Ushqime dhe batanije për familjet e demtuara nga shperthimi ne Gërdec: 150 familje;

2009 – Ushqime, batanije, dhe asistencë per familjet e pallatit që u shemb ne Gjirokaster (15 familje);

2011 - Ushqime e batanije për 400 familjet që pësuan deme gjatë përmbytjeve në Shkoder dhe Lezhë;

2012 – Ushqime e batanije për 200 familjet e bllokuara per shkak të borës së madhe në Bulqizë e përreth.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi