TIRANE - Faqja zyrtare ne Facebook e Vodafone Albania ka shënuar një numër rekord përdoruesish. Ditën e djeshme faqja ka numëruar 300 000 “fans” ndërsa publikimi i postimeve të reja dhe komunikimi me përdoruesit e faqes vijon të jetë shumë intensiv duke ofruar shumë informacione dhe përkujdesje.
Por jo vetëm kaq, përdoruesit e faqes shpesh arrijnë të surprizohen nga ofertat dhe dhuratat ekskluzive. Edhe dje Vodafone i surprizoi mijërat e fansave me mundësitë e përfitimit të dhuratave të shpërndara në mënyrë të rastësishme. Kësaj here personit që pati fatin të ishte i 300,000 prej fansave ju afrua një aparat Vodafone Smartphone Mini – një nga shtesat më të reja në gamën e smartfoneve të rinj që sapo kanë kanë zënë vend në vitrinat e dyqaneve Vodafone. Ndërkohë 300 “fans” të tjerë që ja dolën të ishin të parët regjistrimin për një dhuratë u ofrua 1000 lekë si kredit rimbushjeje në llogarinë e tyre si klientë të Vodafone.
Krahas pranisë në rrjetin Facebook, Vodafone Albania është i pranishëm në të gjitha rrjetet kryesore sociale përfshirë Twitter, LinkedIn dhe Instagram. Vodafone është gjithashtu i pranishëm në platformat Android dhe iOS me një numër aplikacionesh falas të tillë si My Vodafone që mundëson shumë shërbime për klientët e Vodafone Albania përfshirë realizimin e rimbushjeve, kontrollin e llogarisë, regjistrimin për shërbime shtesë, blerjen e paketave të komunikimit e shumë të tjera. Gjithashtu në platformën Android gjendet aplikacioni Vodafone Guardian që përdoret nga prindërit për të kufizuar dhe kontrolluar aksesin e fëmijëve në internet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com