Vodafone Albania shpalli fituesit e shorteut “My Vodafone Tour” në një festë të vertetë nënjë prej dyqaneve Vodafone në zonën e ish bllokut.

Pak javë më parë, Vodafone Albania prezantoi shorteun “My Vodafone Tour” i cili i mundësonte të gjithë klientëve Vodafone që përdorin aplikacionin My Vodafone, të merrnin pjesë dhe të bëheshin fitues të një udhëtimi ëndrrash në rivierën Franceze. 

Vetëm duke u regjistruar në menunë  “Tour” të aplikacionit “My Vodafone”, klientët u bënë pjesë e lojës promocionale “My Vodafone Tour” dhe në ditën e hedhjes së shorteut,  5 prej tyre  Dorina Çelçima, Erges Bardhi, Megi Xhafa, Roland Doda dhe Ervis Krraba nga qytete të ndryshme të vendit u përzgjodhen fitues të një udhëtimi çift falas me çdo gjë të perfshirë drejt brigjeve fantastike të Francës. Turi do të zgjasë 7 ditë dhe ndjekësit e shumtë të faqes zyrtare të Vodafone Albania në facebook do të kenë mundësi të ndjekin hap pas hapi udhëtimin e grupit nëpërmjet fotove dhe postimeve që do të bëhen në kohë reale.

Vodafone Albania kujdeset që klientët Vodafone të marrin gjithmonë shërbimet më të mira në treg. Në këtë kuadër,  aplikacioni “My Vodafone”ështëkrijuar posaçërisht për ti orfruar klientëve Vodafone kontroll të plotë mbi komunikimin e tyre.

Fokusi kryesor i Vodafone ështëshfrytëzimi i mundësive që të ofron teknologjia për të lehtësuar dhe përmirësuar  jetën e klientëve me shërbimeinovative dhe unike në treg. Për këtë arsye, klientët Vodafone janë të parët që prekin nga afër zhvillimet më të fundit në fushëne telekomunkacionit dhe avantazhet qëato ofrojnë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com