ROME - Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë me iniciale C.S dhe C.N 24 dhe 23 vjeç, të cilët kanë vjedhur një fabrikë ndërtimi në Romë. Në kërkim është shpallur një person i tretë që arriti t’u shpëtojë forcave të rendit.
Vjedhja ka ndodhur rreth orës 9 të ditës së diel. Policia mbërriti në kohë dhe bëri të mundur kapjen e tyre, në momentin që ngarkonin materiale (kompjutera, printera, saldatriçe dhe materiale të tjera) në një automjet.
Mediat italiane shkruajnë se dy personat janë vëllezër, por kjo nuk mund të konfirmohet, për shkak të inicialeve të ndryshme të mbiemrin që kanë. Policia është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të tretë.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com