Vodhën 140 mijë € në Shkodër, pas mashtrimit në Exchange fshiheshin 3 gjeorgjianë! Njëri kapet në Stamboll, deportohet! Dyshohet se vodhën edhe në Tiranë e Vlorë

Kakha Joua, 40 vjeç, nga Gjeorgjia, është njëri prej 3 super mashtruesve që mundën të zhvatin 140 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër, pak ditë më parë. Pas një hetimi të imtësisshëm të Krimit Ekonomik të Policisë së Shkodrës, mashtruesit u identifikuan, ndërsa Policia Kriminale mundi të gjurmojë itinerarin e tyre pasi lanë territorin e vendit tonë. 40-vjeçari Joua po lëvizte nga Sarajeva për në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbili, ku nuk arriti asnjëherë.

Informacionet e siguruara u shkëmbyen në kohë reale me autoritetet turke, të cilat e arrestuan menjëherë sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Stambollit.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 7500 euro, shumë më pak nga mashtrimet marramendëse që bashkë me 2 miqtë e tij kanë mundur të bëjnë në tokën shqiptare. Në vijim 40-vjeçari u deportua gjatë mesditës së të dielës në Rinas, për t’u përballur me akuzën mashtrim i kryer në bashkëpunim. 2 miqtë e tij bashkëpunëtorë, 45 dhe 36 vjeç, janë identifikuar dhe lokalizuar tashmë, ndërsa me partnerët ndërkombëtar po punohet për kapjen e tyre.

Gjeorgjianët, në datën 9 gusht shkuan pranë një pike të këmbimit valutor në Zdrale të Shkodrës dhe pyetën për këmbim parash. Pasi punonjësi i bëri gati shumën e eurove i dorëzuan disa zarfe që i mbanin në një çantë të zezë, por brenda tyre nuk kishte para, por letra të printuara në formë lekësh. Punonjësi i kësaj pike e kuptoi me vonesë se ishte mashtruar.

Në datën 31 korrik, të njëjtën skemë mashtrimi tentuan ta bëjnë në Durrës, duke dështuar. Por, burime pranë policisë bëjnë me dije se mashtruesit gjeorgjian kanë tentuar skemën edhe në Tiranë dhe Vlorë nëpër pika të tjera të këmbimit valutor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bejme pune pune duam: 11/08/2024 14:02

    Brabo Policia. Sa mire i gjejme deri ne fund te botes ata qe nuk i njeh njeri. Edhe keshtu duhet te jete. Por si shpjegohet keta te fortet qe jetojne neper lagjet tona nuk i gjejne dot.

    Përgjigju
    • E verteta: 12/08/2024 00:41

      Ata i duhen partise! Nje i tille eshte da 10 patronazhiste.

    • Coli: 11/08/2024 14:48

      Fiks.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë