Vodhën arkën e bamirësisë në Katedralen e Korçës, arrestohen dy grabitësit (EMRAT)
Komisariati i Korçës brenda dy ditësh nga ngjarja ka identifikuar autorët. Në pranga ranë Genci Arifi, 40-vjeç dhe Joan Cigare, 23 vjeç. Ky i fundit njihet si përdorues i lëndëve narkotike (heroinë).
Arka e hapur nga hajdutët
Redaksia 5 Shtator 2018, 08:33 | Përditesimi: 5 Shtator 2018, 10:38
Komisariati i Korçës brenda dy ditësh nga ngjarja ka identifikuar autorët. Në pranga u arrestuan Genci Arifi, 40-vjeç dhe Joan Cigare, 23 vjeç. Ky i fundit njihet si përdorues i lëndëve narkotike (heroinë).
Ndërkohë që një person tjetër dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në vjedhje dhe është shpallur në kërkim nga policia. Grabitja ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së hënë. Dy grabitësit u hoqën si besimtarë dhe pasi hynë në ambientet e Kishës, vodhën arkën e bamirësisë, duke marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Ketradalja e Korçës është destinacioni i preferuar i hajdutëve, pasi është grabitur për të tretën herë.
Zbardhet vjedhja e ndodhur në Katedralen e Korçës, ku në ambjentet e brendshme të saj, u vodh një sasi lekësh nga arkat. Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar, të vjedhjes si dhe shpall në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtorin e tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Joan Cigare, 23 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje".
Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.N, 26 vjeç, banues në Korçë.
Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në Katedralen "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambjenteve të saj, një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.