Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi akuzohen për një vjedhje të një makine dhe një kasaforte në banesën e B.M në Babrru të Kamzës, ngjarje kjo e ndodhur më 29 korrik 2019.
Policia dy të arrestuarve u ka sekuestruar automjetin e vjedhur si dhe një automjet që ata lëviznin. Në pranga ka rënë F. Ll., 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Fushë Mëzes/Tiranë (proceduar më parë për “Kalim të paligjshëm të kufirit); E. C., 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim: E. C., 37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 29 korrik 2019, në Babrru i kanë vjedhur në banesë e B. M., kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe automjetin e tij.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vjedhja" kryer në bashkëpunim.

Komente

