Vodhën barrierat metalike mbrojtëse në rrugë, arrestohen dy vëllezër në Korçë

Vodhën barrierat metalike mbrojtëse në rrugë, arrestohen dy vëllezër në Korçë

Dy persona, vëllezër, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Korçë, pasi akuzohen për vjedhje dhe mosbindje të urdhrit të policisë.

 Policia bën me dije se G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë, janë konstatuar me mjetin tip “Volkswagen” dhe në momentin që policët i bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpejtësi.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe pas kapjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se ata i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni