Sot rreth orës 13:00 është mbajtur seanca gjyqësore për masën e sigurimit personal, për katër punonjësit e bashkisë Pogradec të cilët u arrestuan në flagrancë për vjedhje dhe shpërdorim detyre për ndihmat e siguruara nga Gjermania, për Spitalin, Maternitetin, shkollat dhe çerdhet e qytetit.
Në seancën me dyer të mbyllura, e cila përfundoi në orën 14:00 Gjykata e Pogradecit, me gjyqtar Artan Jaollari vendosi masën Arrest me Burg për shtetasit Reshit Fraholli; Raif Muçka; Bektash Xhudellari; Marsel Muçllari
Të arrestuarit janë mbrojtur te ndarë me përfaqësues përpara gjykatës.
Për rastin në fjalë reagoi dhe Bashkia e Pogradecit, e cila u distancua nga akti i punonjësve të saj, duke e quajtur akt të shëmtuar. Ndërkohë që në të njëjtën komunikatë nuk përcaktohej nëse është marrë masë pezullimin ose përjashtimi nga detyra, për punonjësit të cilët u arrestuan nga Polica, ose për funksionarë të tjerë në këtë institucion.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditë se diele, ku këta shtetas u filmuan duke vjedhur ndihmat e dedikuar qytetit duke bashkëpunuar me njëri tjetrin.