Vodhën me dhunë para, varëse dhe orë, arrestohen 2 vëllezërit në Dibër (Emrat)

Vodhën me dhunë para, varëse dhe orë, arrestohen 2 vëllezërit në Dibër (Emrat)

Foto ilustruese

Dy vëllezër, të identifikuar si Fjoralb Mani dhe Arsen Mani janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi kishin hyrë në një banesë dhe kishin vjedhur një shumë parash prej 300 mijë lekësh, varëse dhe orë floriri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar "Goods".

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i vëllezërve:

Fjoralb Mani, 25 vjeç dhe Arsen Mani, 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim