Një person është arrestuar në Vorë dhe një tjetër u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight”.
Gjatë muajit shkurt, ata kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme, në 3 subjekte. Gjithashtu, tentuan të vjedhin në 2 subjekte të tjera.
Ndërkaq, u nisën hetimet për babanë e të arrestuarit, pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Vorë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni i koduar “Midnight”.
Vodhën shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, dhe tentuan të vidhnin në 2 subjekte të tjera, gjatë ditëve të fundit, identifikohen 2 shtetas.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.
Procedohet penalisht babai i të arrestuarit, pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të disa kallëzimeve për vjedhje/tentativë për vjedhje, nga pronarët e disa subjekteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Në kuadër të operacionit u kap dhe vu në pranga shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, banues në Vorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shkurt, kanë vjedhur shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer këta shtetas.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 59 vjeç, banues në Vorë, babai i shtetasit J. C., pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Komente











