Vodhën soba e televizorë dhe hapën pikë për t'i shitur në Korçë, dy në pranga, një në kërkim

Vodhën soba e televizorë dhe hapën pikë për t'i shitur në Korçë, dy në pranga, një në kërkim

Foto ilustruese

KORÇË-Dy persona janë arrestuar, një ndiqet në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave. Ata akuzon se kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake në disa banesa.

Gjithashtu është vendosur masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën këta persona tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë; K.I. 28 vjeç, i dënuar me parë disa herë për vjedhje dhe K.S. 26 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj; A.K. 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim T.L. 34 vjeç, banues në Korçë, i dënuar me parë disa herë për vjedhje.

Grabitjet për të cilat akuzohen;
Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta