Investigimi/ Vlorë, vodhën zhavorin e lumit, 9 biznesmenë dhe zyrtarë të pandehur

Një hetim i nisur në janar të këtij viti nga sektori ekonomik në policinë e Vlorës është mbyllur më pas me akuza konkrete për 9 persona të pandehur,biznesmenë ndërtimi dhe zyrtarë të administratës publike në qarkun e Vlorës.

Biznesmeni Ismet Rexhaj, administrator “EUROKOS Dega Shqipëri”, Arjan Memetaj administrator “Memetaj 2002”, Robert Leskaj, administrator “Leskaj Inerte”, Bardhyl Balilaj Drejtuesi Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë, Luan Binaj, Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë, Lisandër Bajramaj Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë, Hajredin Ukperaj administrator “DENIS-05”, Rezarta Bokçiu, administratore “ARIFAJ” dhe Vasil Dema, administrator “SO.MA.TA”, janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatësi përgjegjës për akuzat e “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”, “Fallsfikimit të dokumentave”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

(Ismet Rexha)

Ndër personat e marrë të pandehur është dhe administratorja e kompanisë “Arifaj” Rezarta Bokçiu, e cila pak muaj më parë u arrestua nga prokuroria e Elbasanit për abuzime në ndërtimin e rrugës “Gjinar-Elbasan”. Për këtë segment rrugor, Bokçiu është marrë e pandehur dhe çështja kundër saj, Dashamir Xhikës, Andi Tomës dhe të tjerëve vijon të gjykohet në Elbasan.

Dosja e rrugës së “Lumit të Vlorës”

Por dosja hetimore e nisur nga policia e Vlorës bën fjalë për ndërtimin e 90 km rrugë në zonën që njihet si rruga e “Lumit të Vlorës” me një vlerë prej gati 200 milion euro për tre loje ndërtimi.

Nga një njoftim në mendia në janar të 2018 policia e Vlorës njoftonte se disa kompani private kryenin aktivitet, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shushicë përgjatë aksit rrugor Peshkopi-Gjorm, si dhe pasqyronte ligjshmërinë e dyshim të të lejeve për shfrytëzimin e inerte vetë shtratit të këtij lumi nga shoqëri të ndërtuese.

Ky informacioni policisë është përforcuar edhe nga denoncimi i disa banorë vetë fshatit Drashovicë në Vlorë, lidhur me shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë.

Rruga e “Lumit të Vlorës” është një segment që është folur shumë lidhur me mënyrën e ndërtimit të saj, shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe dobi të që sjell ky segment rrugor për rigjenerimin e jetës së komunitetit të kësaj zone në Vlorë.

(Rruga e Lumit të Vlorës)

Por asnjëherë nuk është folur për kompanitë ndërtuese që kryejnë punime, cilësinë e tyre dhe abuzimet që janë kryer nga këto kompani, përsa i përket ndërtimit dhe shkeljeve me qëllim, përfitimin e shumave financiare nga buxheti i shtetit, që detyrimi shtrëndojnë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Një burim pranë sektorit ekonomik në policinë e Vlorësi tha “Shqiptarja.com” se kompanitë ndërtuese të këtij segmenti rrugor kanë shmangur mbi 150 milion lekë të vjetrat aksa pa paguar në arkën e shtetit, ndërkohë që një herësh kanë ndërtuar një skemë abuzive për të kërkuar gati 5 milion euro nga buxheti i shtetit, nëpërmjet faturave fiktive.

Dhe këtë skemë siç mësohet e kanë ngritur duke prerë fatura financiare të falsifikuara, dhe deklaruar se zhavorin e marrë në shtratin e lumit Shushicë, e blinin.

Ndërkohë projekti i ndërtimit të tre loteve të rrugës “Lumi i Vlorës” parashikon që shtrati i rrugës të ndërtohet me zhavor shkëmbor dhe jo me zhavor lumor, siç është ndërtuar pjesa më e madhe e rrugës.

(Rruga e Lumit të Vlorës)

Siç mësohet zhavori është marrë në mënyrë të paligjshme në shtratin e lumit, duke falsifikuar lejat e shfrytëzimit mjedisor të këti jshtrati. Kjo ka bërë që kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e rrugës të ulin koston e shpenzimit, pasi zhavorin shkëmbor që duhet ta blinin, e vidhnin në shtratin e lumit Shushicë.

Përpos vjedhjes, këtu shtohet dhe një abuzim tjetër,pasi kanë marrë në mënyrë të paligjshme mijëra metër kub zhavor lumor, asnjë prej kompanive nuk ka paguar asnjë taksë shtetit përrentën minerare për metër kub.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar se tre kompanitë “Denis-05” e Hajredin Ukperaj, “Arifaj” e Rezarta Bokçiu dhe “Eurokos Dega Shqipëri” e Ismet Arifaj kanë kryer punime në rrugën e “Lumit të Vlorës” para miratimit të lejës së ndërtimit nga Këshilli i Rregullimit tëTerritorit dhe njëkohësisht pa patur një leje mjedisore të vlefshme.

Këto kompani kanë abuzuar gjatë punimeve dhe kanë shkatërruar e shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme basenin e lumit Shushicë, duke marrë materiale inerte për qëllim të rehabilitimit të rrugës së “Lumit të Vlorës”, duke vënë në rrezik mjedisin rrethues dhe jetën e njërëzve nga përmbytjet, parespektuar asnjë kriter teknik mjedisor dhe pa leje mjedisore për këtë veprimtari.

Ka rezultuar se të treja kompanitë kanë fallsifikuar dhe përdorur në bashkëpunim me njëra tjetrën dokumentin një leje shfrytëzimi të vitit 2017 me qëllim shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë.

Ndërkohë në të njëjtën linjë me këto tre kompani ka qënë dhe Vasil Dema,i firmës “SO.MA.TA” i cili ka zhfrytëzuar dhe shkatëruar në mënyrë të paligjshme shtartin e Lumit në zonën e Bunavisë. Ndërsa biznesmeni tjetër Arjan Memetaj, me mjetet e tij ka vjedhur zhavorin në vendin e qujatur Llëngë,Leskaj ka vjedhur dhe shkatëruar terenin në malin e Drashovicës.

Përballë kësaj situate, kanë qëndruar totalisht indiferentë zyrtarë të qarkut të Vlorës, që kishin përgjegjësi të reagonin dhe parandalonin një situatë të tillë.

Bardhyl Balilaj, në cilësinë e Drejtuesit të Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë nuk ka kryer asnjë inspektimin lidhur me kompanitë dhe aktivitetin e tyre të paligjshëm në shfrytëzimin shtarit të lumit Shushicë.

Indiferent përballë kësaj situate ka qëndruar dhe Luan Binaj Specialist Mjedisi në bashkinë Selenicë dhe kolegu tjetër i tij Lisandër Bajramaj.

Persona e pandehur dhe akuzat 
1.
Ismet Rexhaj, administrator “EUROKOS Dega Shqipëri”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”
“Fallsfikimit të dokumentave”
“Ndërtimit të paligjshëm”

2.Arjan Memetaj administrator “Memetaj 2002”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”

3.Robert Leskaj,administrator “Leskaj Inerte”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”

4.Bardhyl Balilaj Drejtues i Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë
“Shpërdorim detyre”

5.Luan Binaj, Specialis Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë
“Shpërdorim detyre”

6.Lisandër Bajramaj Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë
“Shpërdorim detyre”

7.Hajredin Ukperaj administrator “DENIS-05”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”
“Fallsfikimit të dokumentave”
“Ndërtimit të paligjshëm”

8.Rezarta Bokçiu, administrator “ARIFAJ”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”
“Fallsifikimit të dokumentave”
“Ndërtimit të paligjshëm”

9.Vasil Dema, administrator “SO.MA.TA”
“Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”
“Fallsfikimit të dokumentave”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 26/07/2018 21:45

    Po si skalut asnjeher tek lumi i mat, ne shenkoll te lezhes. Aty po qe kan ber katastrof duke e germuar dhe marr, dhe,zhavorr. tash 15 vjet qe e mbaj mend un. Dhe te gjitha guroret aty i kan politikan. Dhe kryetari i bashkis te lezhes.qe me par ka qen kryetar komune e asaj zone ne shenkoll.ky zotni FRAN FROKAJ. Bossi i asaj zone.normal se esht boss se nuk ka kush me nalu......

    Përgjigju
  • Fredi LGBT -ja: 26/07/2018 19:12

    Fundërrina, dhe vetëm fundërrina!

    Përgjigju
  • Kasha: 26/07/2018 16:24

    Mu t mu tash e baj ga baj gash! Natyra e krijoi per miljona vjet ndërsa fundërrinat brek e kokpalarë, super fundërrina e shkatërruan sa hap e mby sytë. Tu priten duart ashtu siç ua prisnin në mesjetë

    Përgjigju
  • Erik: 26/07/2018 10:14

    Ç'hajdute dhe te papergjegjshem paskeshim qene?! Edhe kur shteti te jep pune te fitosh nuk kenaqen me aq, por duan te vjedhin me shume. Mos flasim per demtimin mjedisor se per ate s'ka pike ndjeshmerie. Dyfishin e lekeve qe kane vjedhur merrjuani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë