Vodhi 1 biçikletë, 1 celular dhe para në një dyqan! Arrestohet i riu në Vlorë! Ishte në kërkim

Vodhi 1 biçikletë, 1 celular dhe para në një dyqan! Arrestohet i riu në Vlorë! Ishte në kërkim

Foto ilustruese

VLORË- Një i ri është arrestuar nga policia, pasi ishte në kërkim për disa vjedhje! Në pranga ka rënë B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Report TV mëson nga burime zyrtare se i riu është autor i disa vjedhjeve si një biçikletë, celular dhe një shumë parash në një dyqan.

Për këtë, referuar njoftimit zyrtar të uniformave blu, ka edhe prova.

"Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”:

B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht: Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë; Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje; Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive