FIER-Një person është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur 120 litra naftë në kantierin e gazsjellësit TAP.
I ndaluari është Vilson Qerimaj 24 vjeç, banues në fshatin Verbas.
Sipas policisë së Fierit, në datën 11.01.2017, në vend parkimin e mjeteve të shoqërisë TAP në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" janë vjedhur 4 bidona nga 30 litra, rreth 120 litra naftë nga një automjet i rëndë tip "Volvo" i gazsjellësit, që po ndërtohet në Shqipëri.
Pas punës hetimore bë i mundur evidentimi dhe kapja e autorit të dyshuar ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e naftës së vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com