KRUJË - Hasan Guni, punonjës i Postës Shqiptare është vënë në prangat e policisë së Krujës pasi akuzohet se ka vjedhur nga dega e Postës së Fushë- Krujës shumën prej 153.193 lekë.

34-vjeçari punonjës i Postës Shqiptare në Krujë në pozicionin e shoqëruesit të vlerave monetare e kishte marë shumën e parave nga posta e Fushë-Krujë për ti dorëzuar në degën e postës Krujë.

Gjatë rrugës për të  dorëzuar paratë në  Postën e Krujës ka marrë  sasinë  e lekëve duke lënë ambalazhin bosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Krujë për veprime  të  mëtejshme për veprë  penale“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)