Pas pesë muaj hetimesh ish Ministri i punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera, përfundon në gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ka qenë prokurori Ndini Tavani që ka depozituar në gjykatë kërkesën për hapjen e procesit gjyqësorë ndaj ish ministrit Ksera dhe 6 bashkëpunëtorëve të tij mes tyre ish zyrtarë shtetërorë.
E konsideruar si dosja Ksera veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.
Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.
Këto para u morën nga Buxheti i shtetit por vetë Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit Grek në vendin tonë.
Këta janë të pandehurit që brenda muajit Maj pritet të dalin para gjykatës penale të Tiranës
1- Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi ”arrest në burg”
2-Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”,
3-Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”,
4-Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”,
5-Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”,
6-Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”,
7-Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ”Spektakël Karabashi”, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim.
Ksera u prangos më 29 Janar 2016 në fshatin e tij Derviçan, ndërsa gjykata e apelit dhe ajo e lartë refuzuan ta lirojnë duke lënë në fuqi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për llogari të hetimeve.
Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO