Vodhi 4 makina në 4 muaj, arrestohet 'tmerri' i Benza-ve në Vlorë (VIDEO)

Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia e Vlorës pasi kishte vjedhur brenda katër muajve 4 automjete ‘Mercedez Benz’ në qytet.

Mësohet se 33 vjeçari i arrestuar është Ksandros Kapllani banues në Vlorë, i cili prej kohësh ishte i shpallur në kërkim nga policia ishte i dënuar edhe më herët për vepra të tjera penale.

Sipas policisë bëhet e ditur se pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se 33-vjeçari ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete "Mercedes Benz" të cilat pas i i përdorte për disa ditë dhe më pas i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "18 tetori" në  Vlorë.

Autori 33 vjeçar ishte i dënuar edhe më parë për veprat penale të vjedhjes, ndërsa bëhet e ditur se automjete e vjedhura policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas për vjedhjen e 4 automjeteve në qytet. Më datë 25.11.2018, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirëorganizuar ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjeve në seri:

K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë (I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale).

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:

 Më datë 22.09.2018, në lagjen "Isa Boletini" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit H.H.

 Më datë 23.10.2018, në legjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.K.

Më datë 18.07.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit A.D.

Më datë 09.05.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.A.

Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës "Mecedes Benz" dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "15 Tetori" Vlorë.

Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Vjedhja", parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)