TIRANE- Gati një vit para se të kryente vrasjen e dy turistëve çekë, ekzaktësisht në 12 qershor të 2014 Sokol Mjacaj ka vjedhur banesën e dajës së tij në fshatin Hot i Ri. Krimin 20-vjeçari e ka kryer vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar nga gjykata e apelit dhe Gjykata e Lartë për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, lidhur me vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera.
Në banesë Mjacaj ka vjedhur katër motoçikleta të markës “Piaggio”, një kompjuter Laptop, një biçikletë e vogël fëmijësh, dokumentat dhe çelësat e një autoveture si dhe disa materiale të tjera si pasaportë. Lidhur me këtë vjedhje policia ka marrë informacion në 13 qershor nga shtetasi Zef Qafalaku se në orët e vona të natës i ishte vjedhur shtëpia. Lidhur me këtë ngjarje është pyetur Qafalaku, ai ka dhënë deklarime rreth faktit kriminal. Janë pyetur shtetasit Marjan Cigarja, Prek Zojza, Prende Qafaloku, Mandalena Luka, Tonin Lulaj, Gjovalin Batra, etj.
/Shqiptarja.com