Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi 400 mijë lekë në valuta të ndryshme në një banesë në Sarandë.
Në pranga ka rënë K. J, 31 vjeç, banues në Fier, i cili rezulton të ketë kryer një tjetër vjedhje në janar të këtij viti, në Sarandë, po në një banesë nga kiu ka marrë rreth 30 mijë lekë të rinj dhe sende me vlerë.
Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.