Vodhi 400 milionë lekë, bankieri
ikën nga Rinasi, policia e kërkon

Vodhi 400 milionë lekë, bankieri<br />ikën nga Rinasi, policia e kërkon
TIRANE- Një punonjës banke është shpallur në kërkim policor, pasi ka rezultuar se ka vjedhur 400 milion lekë të vjetra dhe më pas është larguar jashtë shtetit. Emri i punonjësit të bankës nuk bëhet i ditur nga burime pranë policisë dhe prokurorisë së Tiranës, për shkak se prej një jave bankieri ndodhet në kërkim dhe ende nuk ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Hetimi për këtë çështje është zhvilluar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës e cila është vënë në lëvizje nga një kallëzim i një banke të nivelit të dytë që vepron në Shqipëri. Sipas prokurorëve që kanë drejtuar hetimin, bankieri ka arritur në kohë të ndryshme të zhdukë nga arka e bankës ku punonte shumën prej 400 milion lekë të vjetra. Mungesa e kësaj shume financiare është konstatuar fillimisht nga klientët e bankës, të cilët kanë shfaqur ankesa dhe më pas si pasojë e një auditi të brendshëm është konstatuar se nga arka ishin tërhequr në mënyrë të padrejtë plot 400 milion lekë të vjetra.

Në të gjitha tërheqjet kamerat e sigurisë dhe vetë dëshmitë e punonjësve të tjerë, kanë treguar se janë kryer nga bankieri, tashmë i shpallur në kërkim, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Teksa është vënë në dijeni për fillimin e hetimeve nga prokuroria e Tiranës, bankieri ka mundur të fshihet dhe të largohet nga Shqipëria. Një fakt i tillë është zbuluar nga policia e Tiranës, e cila pasi ka marrë nga prokuroria vendimin gjyqësor që caktonte masën e arrestit në burg për bankierin, nga verifikimi në TIMS rezultoi se ai ishte larguar disa javë më parë nga aeroporti ndërkombëtar i RINAS-it.

Pavarësisht kësaj policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij në Tiranë, por nuk është siguruar asnjë provë që e implikon atë me veprën penale që ka ngritur prokuroria. Sipas burimeve të kësaj të fundit, bankieri pjesën më të madhe të parave e ka luajtur në kazino dhe lloto sportive. Pritet që pas disa verifikimeve të mëtejshme në bankën ku është kryer vjedhja e parave, të qartësohet dhe pozicioni i disa prej punonjësve të tjerë të bankës, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër