Një 38-vjeçar në Korçë është arrestuar për vjedhjen e 5 banesave në qytet. Autori i dyshuar, me iniciale E.B., mendohet se më 10 janar ka vjedhur sende të ndryshme në banesën e një rezidenti në Greqi, në lagjen nr. 3 në Korçë.
Nga hetimet rezulton se ai ka vjedhur bizhuteri, lekë, orendi e sende me vlerë edhe në 4 raste të tjera. 38-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të lartpërmendura, përfshirë të tjera në të cilat mund të jetë implikuar dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente








