Një 33-vjeçar që brenda dy muajve (mars-prill) kishte vjedhur 6 motorë në Tiranë, është arrestuar.

Ermond Gjina i vidhte motomjetet, i çmontonte dhe më pas i shiste për pjesë. Një 39-vjeçar është vendosur nën hetim pasi ka përvetësuar 1 motor dhe pjesë të vjedhura nga Gjina.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.