BERAT- Një 48-vjeçar nga Temani i Skraparit, i identifikuar si Syrja Sinaraku ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 600 litra naftë.

Nafta e kapur në rrugën nacionale Berat – Skrapar dyshohet të jetë e vjedhur nga kantierët e një firme gazësjellësi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 litra naftë, automjeti tip Ford ATP së bashku me dokumentacionin e mjetit dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Syrja Sinaraku, 48 vjeç, banues në fshatin Teman, Skrapar. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në rrugën nacionale Berat – Skrapar, në afërsi të fshatit Zhitom me mjetin e tij tip Ford ATP duke transportuar 600 litra naftë, e cila dyshohet të jetë e vjedhur nga kantierët e një firme gazësjellësi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 litra naftë, automjeti tip Ford ATP së bashku me dokumentacionin e mjetit dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale’’, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.