Vodhi 76 mijë euro nga 11 banka dhe i ‘luajti’ në kazino, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi i apasionuar pas lojërave të fatit

Vodhi 76 mijë euro nga 11 banka dhe i ‘luajti’ në kazino, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi i apasionuar pas lojërave të fatit

Sendet e sekuestruara

Pasioni për lojërat elektronike të fatit e ‘shtyu’ një 42-vjeçar shqiptar që të grabiste banka të nivelit të dytë në Greqi, duke arritur që të vidhte deri në 76 mijë euro.

42-vjeçari shqiptar, i cili u filmua nga kamerat e sigurisë, hynte në banka për të grabitur me kapele ose paruke, syze dielli dhe me një maskë kirurgjikale për koronavirusin, ndërsa në dorë mbante edhe armën.

Ai vishte një jelek portokalli, të ngjashëm me ato të punonjësve të bashkisë, për të vështirësuar identifikimin e tij kur largohej në turmë. Pasi detyronte menaxherët të hapnin dyert e sigurisë ai kryente grabitjen dhe zhdukej në turma, ndërsa paratë i “luante” më pas në ruletën elektronike.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat tetë në degë bankash dhe tre në kazino.

Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka i maskuar.

Shqiptari në një video mbante në dorë një armë të cilën, siç raportohet, ia ka dërguar familjes së tij në Shqipëri si dhe një shumë prej 76,548 mijë euro që ishte shuma totale që grabiti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët