Një 45-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga për vjedhjen e një automjeti. Një qytetare kishte denoncuar ngjarjen dhe personi me iniciale S.K., është identifikuar shpejt nga policia.
Gjithashtu është gjetur edhe automjeti i vjedhur gjatë natës. Materialet procedurale për veprën penale “vjedhja” i kanë kaluar prokurorisë së Vlorës.
Njoftimi:
Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.
Komente











