Një 20-vjeçar është arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë për vjedhjen e një motori.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “28 Nëntori”.

Gjatë kontrollit fizik, blutë i gjetën të riut një një përforcues metalik grushti, i cili së bashku me motorin e vjedhur u sekuestruan si provë materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të shpejtë të autorit të dyshuar për vjedhjen e një motomjeti, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen “28 Nëntori”.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., 20 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit personal ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një përforcues metalik grushti. Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i motomjetit të vjedhur”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë