VLORË- Një 26-vjeçar në Vorë ka rënë në prangat e policisë së zonës pasi është pikasur nga pronarja e banesës ku po vidhte.

Pasi vodhi një aparat celular në banesën e saj, i riu u pikas dhe tentoi të largohej duke u hedhur nga ballkoni.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër. 

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen "1 Maji", më datë 02.08.2022.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.