Vodhi një makinë, u aksidentua dhe më pas u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Një tjetër në pranga dhe dy nën hetim

Vodhi një makinë, u aksidentua dhe më pas u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Një tjetër në pranga dhe dy nën hetim

Foto ilustruese nga Vlora

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës ndërsa dy të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari A.J., ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pasi ka vjedhur një automjet, është aksidentuar e më pas u largua nga vendngjarja.

Në prangat e bluve të Vlorës ka përfunduar edhe E.H., 36 vjeç, pasi duke drejtuar makinën ka dalë nga rruga duke plagosur pasagjerët në mjet. Ndërsa dy të tjerë janë në hetim nga Policia e Vlorës. Mësohet se F.C., 24 vjeç akuzohet se ka përndjekur një person ndërsa S.M., 63 vjeç është nën hetim pasi ka ndërtuar pa leje.

Njoftimi i Policisë
DVP Vlorë/ Arrestohen 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim, si  dhe  procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e  Hetimitetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë,  pasi  Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale "Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt", " Largimi nga vendi aksidentit", " Vjedhja".

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë  29.12.2021, ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar,  tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë  për veprën penale " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasen E. H., 36 vjeçe,  banuese në lagjen " Lef Sallata", pasi  duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”, në fshatin Armen,  ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasgjerët në mjet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit: -  F. C., 24 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, për veprën penale "Përndjekja", pasi ka përndjekur, në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. - S. M., 63 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale " Ndërtimi i paligjshëm", pasi ka ndërtuar në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin