Vodhi përmes skemave të mashtrimit 28 mln euro, arrestohet në Tiranë 61-vjeçari me origjinë gjermane! Po priste bashkëshorten të vinte nga Dubai

TIRANE - Një 61-vjeçar me origjinë nga Gjermania, me qëndrim në Korenë e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale ndërkombëtare është arrestuar në afërsi të Rinasit.

Stephan Morgenstem është prangosur teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai. Burimet e policisë thanë se arrestimi u krye nga forcat e njësisë “FAST Albania”, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

61 vjeçari Morgenstem akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.

Gjykata e Seulit, me vendimin e datës 24.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 61-vjeçarit, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”. Sipas akuzës i arrestuari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016-7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40,703,930,904 KRVV (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28,000,000 euro” informoi sot policia e Tiranës.

Në vitin 2022, Morgenstern rezultonte i arrestuar në Greqi ku Spanja kërkoi ekstradimin pasi Ishte një nga vendet që e kishte shpallur në kërkim.

I dyshuari me bashkëpunëtorët e tij dyshohen se kanë mashtruar mbi 28 milionë dollarë nga investitorët në Poloni, Gjermani, Itali, Korenë e Jugut dhe vende të tjera në një skemë mashtrimi piramidale të monedhave dixhitale.

Pas arrestimit pranë Rinasit, 61 vjeçari pritet të dalë përa Gjykatës së Tiranës ku prokuroria do të kërkojë masën arrest me burg me qëllim ekstradimi.  

Operacioni u kodua ‘Pritja” dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga mediat mësohet se Morgenster me kombësi gjermane së bashku me një shtetas me kombësi polake, Ziemian ishin bashkëpronarë të skenës piramidale “FutureNet”. Ky i fundit u arrestua  në Itali gjatë një gare me Ferrari. 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja