Vogëlushi i rrallë
i rinocerontit

Vogëlushi i rrallë<br />i rinocerontit
Kopshti Zoologjik i San Diegos mirëpriti gjatë kësaj jave banorin më të ri, një rinoceront i rrallë i zi i cili qëndron pranë nënës së tij. Këlyshi rinoceront është vetëm 6 ditësh dhe ka nisur të ecë me këmbët e tij , duke vrapuar e eksploruar ambientet përreth. Megjithatë pavarsisht aftësisë së shpejtë të rinocerontit për të fituar pavarësinë e tij, nëna rinoceront nuk ja ndan sytë për asnjë moment, në mënyrë që ai të mos largohet shumë dhe kjo sipas kujdestarëve është e justifikuar për shkak se ky lloj rinocerontësh është në rrezik zhdukje.

Vetëm 5,000 rinocerontë të zinj ndodhen në gjendje të lirë në habitatin e tyre natyral dhe ata rrezikohen çdo ditë nga gjuetia e pakontrolluar. Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Julie Anderson, thotë se çdo lindje e këlyshëve është shumë e rëndësishme për shkak se shumë nga kafshët për të cilat ata kujdesen janë në rrezik zhdukje, dhe kjo çon në vazhdimësinë e llojit të specieve përkatëse.

Nëna e rinocerontit është shumë e kujdesshme ndaj këlyshit të saj dhe ngritja e bishtit të saj sinjalizon rinocerontin e vogël se ajo është e shqetësuar për të dhe po e vëzhgon me kujdes. Ndërsa këlyshi qëndron pas saj, ndonjëherë duke ju ngatërruar dhe këmbët pasi ende nuk ka mësuar t’i kontrollojë shumë mirë.

Ky rinoceront është këlyshi i 15-të i lindur në Kopshtin Zoologjik të San Diegos dhe është i 5-ti i çiftit të rinocerontëve të vetëm që gjenden aty.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu