SHBA - Një vajzë me emrin Taylon, ka arritur të realizojë ëndrrën e saj për të kënduar dhe kërcyer me këngëtaren e saj të preferuar Beyonce.
Taylon e prekur nga tumori në tru, ua shprehu këtë ëndërr të madhe prindërve të saj, të cilët më pas kontaktuan Fondacionin Make-A-Wissh. Më pas ky fondacion, në bashkëpunim me këngëtaren Beyonce, arritën të bënin ëndrrën e saj realitet.
Gjatë turneut të pop star-it në Las Vegas, Taylon ishte në mes të publikut dhe nuk e priste një surprizë të tillë, por në një moment Beyonce hyn në skenë dhe më pas drejtohet nga vajza duke e përqafuar atë dhe duke kënduar këngën hit Destiny Child dhe "Survivor", një himn për të mos u dorëzuar kurrë.
Taylon, e cila ndodhet në një karrike me rrota, e gjeti forcën për tu çuar, duke kërcyer mes mijëra njerëzve me këngëtaren e saj të preferuar.Gjatë kërcimit, ka pasur momente përlotje nga gëzimi se po realizonte ëndrrën e saj më të madhe.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com