Një vogëlush 1-vjeçar nga Kina ka ‘qortuar’ një shofer, i cili hodhi një shishe plastike nga xhami i makinës.
Në një video të siguruar nga Daily Mail, vogëlushi i quajtur Sun Jiruai i kthen shishen prapa shoferit, në xhamin e automjetit,
Sipas nënës së tij, Jiruai mendoi se shishja i kishte rënë nga dora dhe po tentonte ta ndihmonte shoferin.
Vogëlushi jeton në qytetin e Jining në Provincën Shandong të Kinës Lindore.
Vogëlushi, sipas nënës së tij, është fëmijë kurioz dhe i sjellshëm, i cili i ndihmon gjithmonë të moshuarit dhe të gjithë njerëzit përreth.
Çiltërsia e tij është për tu marrë shembull fillimisht nga shoferi dhe më pas nga të gjithë.