Hugo Monina është vogëlushi që ngriti në këmbë jurinë dhe gjithë publikun e “Got Talent Espana” me aftësinë e tij.

Ai u shoqërua në semisionin e talenteve të reja nga babai i tij, ku edhe u prezantua në mikrofon.

2-vjeçari performoi në mënyrë të mrekullueshme në bateri me duart e tij të vogla.

Juria ngeli e mahnitur dhe u ngrit në këmbë nga performanca e mahnitshme e vogëlushit nga Spanja.