Vogëlushi shqiptar pushton ekranin e ‘Time Square’ në New York (FOTO)

Vogëlushi shqiptar pushton ekranin e ‘Time Square’  në New York (FOTO)

Fotoja e Benit në 'Time Square'

Fotoja e një  vogëlushi nga Kosova është publikuar dje në ekranin gjigand të “Times Square” në New York.

Beni Godeni  është me Sindromën Down dhe është shfaqur bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Mediat kosovare shkruajnë se nëna e Benit, Gresa ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocionues,  ku fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.

Fotoja e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin